Vende të lira pune
Thirrje për shprehje të interesit për Organizatat Joqeveritare, për ta implementuar Projektin "Punëtoritë e Demokracisë"
Fondacioni ERSTE, në bashkëpunim me Kuvendin e Kosovës, fton të gjitha organizatat e interesuara joqeveritare në Kosovë që të aplikojnë për Projektin "Punëtoritë e Demokracisë".
Projekti "Punëtoritë e Demokracisë" bazohet në parimet e edukimit qytetar për fëmijët e shkollave,dhe do t'iu ndihmojnë atyre që të fitojnë njohuri mbi demokracinë parlamentare, punën parlamentare, miratimin dhe zbatimin e ligjeve, si dhe për rolin e mediave në një shoqëri pluraliste. Programi është dizajnuar si një punëtori, përmes të cilit fëmijët e shkollave në mes moshës 8 dhe 14, me ndihmën e trajnuesve të zgjedhur dhe të arsimuar, mund të mësojnë nëpërmjet lojës se si funksionojnë deputetët dhe demokracia. Qëllimi është që të promovohet një interesim në proceset demokratike dhe politike, si dhe të kontribuojë në kuptimin më të mirë të këtyre gjerave nga ana e fëmijëve.
OJQ-ja e zgjedhur do t'i ofrojë mbështetje teknike dhe ekspertizë Administratës së Kuvendit në implementimin e projektit, i cili do të financohet nga Fondacioni ERSTE. Projekti është planifikuar që të zgjatë dy vjet (me zgjatje deri në 3 vite maksimum). Pas kësaj faze, ekziston mundësia që Administrata e Kuvendit të vazhdoj me implementimin e projektit në mënyrë të pavarur.
Organizatat e kualifikuara duhet t'i plotësojnë kriteret e mëposhtme:
• të jenë të regjistruara në përputhje me ligjin;
• të kenë përvojë në menaxhim të projekteve dhe raportim financiar;
• të kenë përvojë në aspektin e bashkëpunimit me institucionet shtetërore;
• të kenë përvojë në rekrutim dhe menaxhimin ekipor;
• të kenë minimum 2 vjet përvojë në menaxhim të projekteve (vini re: OJQ-ja e zgjedhur duhet t'i rekrutojë trajnerët, në bazë të kritereve të Kuvendit për punësim, me përkrahjen e Fondacionit ERSTE, e cila do të ofrohet me trajnime të mjaftueshme;
• të kenë numër të mjaftueshëm të anëtarëve të ekipit, të cilët e flasin gjuhën Angleze në nivel të mjaftueshëm për t'i kryer punët ditore;
• zyrat qendrore duhet t'i kenë në Prishtinë.
Përvoja e mëparshme në arsim dhe / ose puna me fëmijët e shkollave do të jetë një përparësi (avantazh).
Organizatat e kualifikuara duhet t'i dorëzojnë dokumentet vijuese:
• Letrën e interesit;
• dëshminë e regjistrimit të OJQ-së;
• CV-të e anëtarëve të Bordit të OJQ-së dhe të personit, i cili e përfaqëson OJQ-në;
• një përshkrim të shkurtër të veprimtarisë së punës së OJQ-së ;
• një raport me shkrim mbi praktikën e mirë të OJQ-së (deri në tri faqe);
• çdo dokumentacion tjetër (p.sh. statutin, raportin e performancës, certifikatat, çmimet, publikimet) që lidhet me kërkesat për kualifikim ,të listuara më lartë.
Organizatat e kualifikuara duhet t'i dorëzojnë dokumentet e tyre për aplikim, në formatin PDF në gj. Angleze, përmes adresës elektronike tek Fondacioni ERSTE: [email protected], deri më 6 nëntor 2015.
Aplikacionet do të shqyrtohen nga një komision i shqyrtimit duke i krahasuar me kërkesat e renditura. Organizatat, të cilat i përmbushin këto kërkesa, do të kontaktohen për procedurë të mëtutjeshme të aplikimit.
Ju lutem vini re se vetëm organizatat e kualifikuara do të kontaktohen deri më 13 nëntor 2015 për procesin e mëtejshëm të rekrutimit. Takimi i komisionit shqyrtues do të mbahet më 23 nëntor 2015 në Prishtinë.