Vende të lira pune

Shpallje për Avancim

Dokumenti i Aplikimit

SHPALLJE PËR AVANCIM


1. Pozita: Drejtor i Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun

Koeficienti : 12
Kategoria Funksionale : ND-4
Grada : 4
Lloji i Pozitës: E karrierës, orari i plotë
Referenca : DMMP-KRK/200
Numri i kryerësve: Një (1)
Mbikëqyrësi: Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit

Detyrat dhe përgjegjësitë:

Nën mbikëqyrjen e Sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Drejtori i Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun është përgjegjës për:
• organizimin, udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e punëve dhe përcjelljen e aktiviteteve të Kuvendit dhe organeve të tij si dhe hartimin dhe publikimin e revistës, doracakeve dhe publikimeve të tjera si dhe mirëmbajtjen, azhurnimin dhe publikimin e dokumenteve të organeve të Kuvendit në Ueb-faqe,
• mbikëqyrjen e hartimit, redaktimit dhe publikimit të informacioneve për aktivitetet e Kuvendit dhe organeve të tij,
• mbikëqyrjen e hartimit dhe publikimit e informacioneve, komunikatave për shtyp dhe informatave lidhur me aktivitetet e Kuvendit dhe organeve të tij,
• organizimin e konferencave për shtyp të Kuvendit dhe organeve të tij,
• mbikëqyrjen e mirëmbajtjes, azhurnimin dhe publikimin e dokumenteve të organeve të Kuvendit në Ueb-faqe,
• zhvillimin dhe mbajtjen e kontakteve të me institucionet qeveritare dhe organizatat tjera;
• marrëdhëniet dhe komunikimin me media për aktivitetet e Kuvendit dhe organeve të tij si dhe krijonim e qasjes më të lehtë në informacionet brenda Kuvendit;
• mbikëqyrjen e informimit te shoqërisë civile dhe të qytetarëve për aktivitetet e Kuvendit dhe organeve të tij,
• mbikëqyrjen e krijimit te formave efikase për informim dhe qasje të qytetarëve për punën e Kuvendit dhe organeve të tij,
• mbikëqyrjen e hartimit dhe publikimit te revistës, doracakeve dhe publikimeve të tjera,
• akreditimin dhe shoqërimin e përfaqësuesve te mediave për te ndjekur aktivitetet në Kuvend,
• Kontribuon dhe shqyrton rekomandimet që kërkojnë vendimmarrje për nivel më të lartë;
• Analizon dhe vlerëson proceset e rregullta të punës që duhet të miratohen brenda afateve të shkurtra, si dhe baraspeshon rekomandimet e drejtuesve vartës,
• mbikëqyrjen e publikimit te agjendave të Kuvendit dhe organeve të tij përmes monitorëve,
• Kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit .

Kualifikimi dhe përvoja:

• Diplomë fakulteti në lëmin e shkencave shoqërore;
• Së paku gjashtë (6) vite përvojë pune, prej të cilave së paku tri (3) vite në menaxhim;
• Përvojë profesionale në gazetarinë e shkruar ose elektronike;
• Përvojë në menaxhimin e redaksisë ose të zyrës për marrëdhënie me media (në ndonjë
institucion shtetëror).


Shkathtësitë:

- Shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare,
- Shkathtësi për hartimin shpejt dhe me cilësi të informatave për aktivitetet e Kuvendit,
- Qasje fleksibile ndaj organizimit dhe mbikëqyrjes së punës së drejtorisë për
zgjidhjen e problemeve profesionale dhe organizative të rëndësishme për institucionin;
- Aftësi për vlerësimin politik të situatave,
- Aftësi të larta komunikuese, negociuese dhe bindëse në menaxhim;
- Aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme,
- Aftësi për të balancim politik (jokonfliktuoz ) të shkrimeve që hartohen nga punonjës të
Drejtorisë për media dhe marrëdhënie me publikun,
- Integritet të lartë personal dhe profesional,
- Njohuri të mira pune me programet kompjuterike,
- Përparësi ka njohja e gjuhës angleze.


2. Pozita: Drejtor i Drejtorisë së Personelit

Koeficienti : 12
Kategoria Funksionale : ND-4
Grada : 4
Lloji i Pozitës: E karrierës, orari i plotë
Referenca : DP-KRK/320
Numri i kryerësve: Një (1)
Mbikëqyrësi: Drejtori i Përgjithshëm për Administratë


Detyrat dhe përgjegjësitë:

Nën mbikëqyrjen e Drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme për Administratë, Drejtori i Drejtorisë së Personelit është përgjegjës për:
• Menaxhimin, udhëheqjen, koordinimin, mbikëqyrjen dhe mbështetjen e të gjitha aktiviteteve/punëve në Drejtorinë e Personelit,
• planifikimin strategjik të burimeve njerëzore sa i përket kërkesave për nevojat e stafit, në kuptim të numrit, kualifikimit, përvojës dhe aftësive, si dhe të ndihmojë udhëheqësit e njësive organizative në përgatitjen e përshkrimeve të punës,
• mbikëqyrjen e zbatimit të procedurave të rekrutimit, kontratave, punës provuese, vlerësimit, avancimit, zëvendësimit dhe caktimit në pozitë tjetër, përfundimin e punësimit dhe pensionimit,
• mbikëqyrjen dhe monitorimin, shpalljen dhe përcjelljen e realizimit të konkursit për zyrtarët që zgjedhën dhe emërohen,
• zbatimin e procedurave të kontratave për kategori të punësuarve, të stafit civil, politik dhe bashkëpunëtorëve të grupeve parlamentare,
• mbikëqyrjen e vlerësimeve individuale vjetore dhe periodike të përmbushjes së detyrave të stafit të Administratës,
• mbikëqyrjen e procedurave për zhvillimin e karrierës, promovimit dhe të trajnimeve,
• Siguron dhe cakton zyrtarin që do te mbështet punën e komisionit disiplinor dhe të ankesave,
• bashkëpunim me udhëheqësit e njësive organizative për respektimin e kodit të mirësjelljes dhe veshmbathjes,
• Në bazë të kërkesave të njësive sipas rekomandimit të mbikëqyrësit nënshkruan marrëveshjet e veçanta - kontratat e shkurtra,
• Nënshkruan vendimet për lejimin e pushimit vjetor dhe të lehonisë ,
• Kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit.

Kualifikimi dhe përvoja:

• Diplomë Fakulteti: Jurist i diplomuar / master i drejtësisë;
• Së paku gjashtë (6) vite përvojë pune, prej të cilave së paku tri (3) vite në menaxhim.


Shkathtësitë:

- shkathtësi të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme hartimit të dokumenteve të ndryshme,
- aftësi organizative, gatishmëri dhe fleksibilitet për të punuar në mjedis shumetnik,
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme,
- aftësi për t'i kuptuar dhe zgjidhur drejtë detyrat e personelit,
- shkathtësi të shkëlqyeshme për diskutime dhe komunikime
- shkathtësi të shkëlqyeshme të udhëheqjes
- njohuri të mira pune me programet kompjuterike,
- përparësi ka njohja e gjuhës angleze.


INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

Administrata e Kuvendit të Republikës së Kosovës ofron mundësi të barabarta për avancim dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë dhe të femrave. Politika e punësimit, si e drejtë e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, është zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

PROCEDURA E PARAQITJES

Formulari për konkurrim mund të nxirret nga Ueb-faqja e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org), ose mund të merret në Drejtorinë e Personelit, zyra N-217, kati i II-të. Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, për specializimin, për kurset e ndjekura, për përvojën e punës, kopjet e dy raporteve të fundit të njëpasnjëshme të vlerësimit të punës dhe dy referenca. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Formulari për konkurrim mund të dorëzohet në Drejtorinë e Personelit, zyra N -217, kati i II-të, ose i skenuar, në email adresën: [email protected].
Për informata shtesë mund të telefononi në këta numra të telefonit: 10-494 dhe 10-490.

Afati për konkurrim është prej datës 8 shtator 2017 e deri më datën 15 shtator 2017, në orën 16:00.