Lajmet e fundit
Kuvendi i Republikës së Kosovës shpall thirrje për fotografi, me temën “Pjesëmarrja”
E Hënë, 02.09.2019
Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, Kuvendi i Republikës së Kosovës shpall thirrjen për fotografi, me temën "Pjesëmarrja", e cila është edhe moto e sivjetme globale për shënimin e kësaj dite.
Dhjetë fotografitë më të mira do të ekspozohen në hapësirat e Kuvendit gjatë kremtimit të Ditës së Demokracisë (16 shtator 2019), ndërsa në mesin e tyre do të përzgjidhen tri fotografitë fituese, të cilat do të shpërblehen, si në vijim:
Vendi i parë - 250 euro
Vendi i dytë - 150 euro
Vendi i trete - 100 euro
Fotografitë duhet të jenë me rezolucion të lartë dhe të përçojnë mesazhin e pjesëmarrjes qytetare në vendimmarrjen e politikave publike.
Fotografitë mund të dërgohen në email-adresën: [email protected] ose të sillen në CD në ndërtesën e Kuvendit, deri më shtator 2019, me të dhënat për autorin e saj: emri dhe mbiemri, vendbanimi, numri i letërnjoftimit dhe numri i telefonit.
Pjesë e kësaj thirrjeje mund të jenë të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Fotografitë mbesin pronë e Kuvendit.