Vende të lira pune

Sekretar i Kuvendit

Në mbështetje të rregullave 6.6 e 56 të Rregullores së punës së Kuvendit dhe sipas vendimit të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës të datës 7 shkurt 2006 , Administrata e Kuvendit shpall:

KONKURS

Për plotësimin e pozitës:

Sekretar i Kuvendit

Kohëzgjatja e kontratës: 3 (tre) vjet me periudhë provuese tremujore dhe me mundësi vazhdimi

Sekretari i Kuvendit është përgjegjës për menaxhimin e përgjithshëm të Administratës së Kuvendit. Ai siguron se Administrata e Kuvendit është e drejtuar në përputhje me parimet e cekura në Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë. Sekretari drejtpërsëdrejti i përgjigjet Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore :

• Administrimi dhe udhëheqja e përgjithshme e Administratës së Kuvendit ,si dhe sigurimi se të gjitha funksionet e besuara janë implementuar.

• Mbështetja dhe organizimi i Administratës së Kuvendit, si dhe dhënia e udhëzimeve administrative për ndonjë çështje që lidhet me funksionet e tij.

• Menaxhimi i dobishëm dhe i efektshëm i resurseve të ofruara Kuvendit.

• Implementimi i politikës jodiskriminuese brenda Administratës së Kuvendit, duke përfshirë prezantimin e paanshëm gjinor në të gjitha sferat dhe nivelet, sigurimin e përbërjes së personelit, pasqyrimin e multietnicitetit në Kosovë.

• Siguron se rekrutimi i personelit të Administratës së Kuvendit bazohet në kualifikime profesionale, në kompetenca, në merita, si dhe në konkurrencë të mirëfilltë dhe të hapur.

• Sigurimi i kontakteve me të gjitha autoritetet dhe institucionet, funksionet e të cilave janë në lidhshmëri me funksionet e Kuvendit.

• Sigurimi i kontakteve të rregullta me të gjitha grupet parlamentare për t’u mundësuar hyrje në shërbimet e ofruara nga Administrata e Kuvendit.

Kualifikimet:

• Diploma e fakultetit juridik , shkencave politike, administratë civile ose në fushë të ngjashme.

• 5 vjet përvojë pune dhe 3 vjet përvoje menaxheriale, duke përfshirë dhënien e ndihmës dhe të këshillave juridike.

• Shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhën shqipe, serbe dhe në gjuhën angleze, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme të përpilimit të dokumenteve të ndryshme.

• Aftësia për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme, është esenciale.

• Njohja edhe e ndonjë gjuhe tjetër të minoriteteve, përveç asaj serbe, është e mirëpritur .

INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

Administrata e Kuvendit të Kosovës ofron mundësi të barabarta punësimi dhe mirëpret kërkesat nga personat e komuniteteve jo shumicë dhe nga femrat. Politika e punësimit të drejtë të gjitha komuniteteve të Kosovës, është zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit të Kosovës.

 PROCEDURA E KONKURRIMIT

Letra motivuese dhe CV-ia, duhet të dërgohen në adresën vijuese:

Kuvendi i Kosovës

Ndërtesa e Kuvendit

Për: Udhëheqësin e Seksionit të Personelit, Kuvendi i Kosovës

Rr. ,, Nëna Terezë’’ P.N

Kosovë/Posta e UNMIK-ut

Letrën motivuese dhe CV-in mundë të dërgohen edhe me e-mail adresën :

[email protected].

Dorëzimi mund të bëhet edhe personalisht në Seksionin e Personelit , të Kuvendit të Kosovës.

Për shkresat e pranuar, ne do ju dërgojmë konfirmimin e pranimit.

Data e fundit e pranimit të kërkesave është 3 Mars, 2006 deri në ora 16:30.

Letër motivuese dhe CV-it e dërguara me vonesë , nuk do të pranohen.

Për informata të tjera të nevojshme mund të kontaktoni në numrin e telefonit: 038/200 10490.