Vende të lira pune

K O N K U R S Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit

Dokumenti i Aplikimit

Kuvendi i Republikës së Kosovës shpall

K O N K U R S

Për zgjedhjen e   Avokatit të Popullit

Avokati i Popullit është institucion i  pavarur që udhëhiqet nga parimet e paanësisë, konfidencialitetit dhe profesionalizmit .

 Avokati i Popullit ka kompetencë për t’i hetuar ankesat e pranuara nga çdo person fizik a juridik lidhur me pohimet për shkeljen e të drejtave të njeriut, të parapara me Kushtetutë, ligje dhe akte të tjera, si dhe me konventat e standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut,  veçanërisht me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke përfshirë veprimet apo mosveprimet që paraqesin keqpërdorim të autoritetit.

 Kuvendi në mënyrë të veçantë do ta ketë në konsideratë përmbushjen e kërkesës së shumëllojshmërisë etnike dhe gjinore.

 Mandati i Avokatit të Popullit

Avokati i Popullit zgjedhet për një  mandat 5 (pesë) vjeçar, pa të drejtë rizgjedhjeje.

Kandidati për Avokat  i Popullit duhet t’i plotësojë këto kushte:

·  Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës,

·  Të ketë arsimim të lartë,

·  Të ketë karakter , ndershmëri dhe moral të lartë,

·  Të ketë eksperiencë dhe njohuri të dalluara në fushën e të drejtave të njeriut,  

·  të mos jetë  i dënuar me vendim të formës së prerë për vepër penale të dënueshme me legjislacionin e  Republikës së Kosovës,  

·  Të mos ushtrojë funksion në parti politike, deputet në legjislaturën e Kuvendit të Republikës së Kosovës që e zgjedhë atë apo anëtar i kabinetit qeveritar

Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:

·        Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;

·        Letra motivuese;

·        Curriculum Vitae (CV - autobiografia);

·        Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës;

·        Dëshmia për përvojën e punës;

·        Dëshmia se nuk është i dënuar për vepër penale.

PROCEDURA E KONKURRIMIT

Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më  12.02. 2015, në orën 16.00.

Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:

Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” pa nr., Drejtoria e  Personelit, Zyra N-217); me fax:  038 /211-183.

Me e-mail: [email protected]

Aplikacionet mund të merren në këto vende:

Forma e shtypur: në recepcionin e Ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prishtinë, rr. “Nëna Terezë” pa nr. ose

Forma elektronike: faqja e internetit e Kuvendit të Republikës së Kosovës – www.assembly-kosova.org

Institucioni i Avokatit të Popullit – www.ombudspersonkosovo.org

Informata të tjera plotësuese mund të merren çdo ditë pune deri në orën 16:00, në

numrat e telefonit:  038/ 211-648  dhe +377 (0) 44 147-264.

Aplikacioni duhet të dorëzohet së bashku me dokumentet e kërkuara.

Përdorimi i aplikacionit  të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, konsiderohet i pavlefshëm.