Vende të lira pune

KONKURS Për edukator/e,për “Punëtoritë për Demokraci” në Kuvendin e Republikës së Kosovës

Administrata e Kuvendit të Republikës sëKosovës e përkrahur nga Fondacioni ERTSE

Projekti"PUNËTORITË PËR DEMOKRACI", i përkrahur nga Fondacioni ERSTE për Kuvendin e Kosovës, me implementues OJQ "TOKA", shpall:

KONKURS

Për edukator/e,për "Punëtoritë për Demokraci" në Kuvendin e Republikës së Kosovës

Përshkrimi i programit

"Punëtoritë për Demokraci", është program i Kuvendit të Republikës së Kosovës për nxënësit e shkollave fillore, duke iu ofruar atyre njohuri në lidhje me demokracinë parlamentare, mënyrën e funksionimit të Kuvendit, miratimin dhe zbatimin e ligjeve, si dhe tema të tjera të edukimit qytetar. Programi është i realizuar në formën e punëtorive, ku fëmijët dhe të rinjtë mësojnë nga edukatorët e trajnuar sesi funksionon demokracia.

Pozita e punës

Edukator/e për Punëtoritë për Demokraci

Detyrat përfshijnë, por nuk kufizohen në:

• Planifikimin dhe realizimin e programeve,në mënyrë që pjesëmarrësit të jenë aktivë, të ndjehen komodë, të pyesin dhe të marrin pjesë aktivisht në Punëtoritë e Demokracisë;
• Përgatitjen e kushteve optimale për punëtori, të cilat i plotësojnë nevojat e pjesëmarrësve;
• Krijimin e një atmosfere pozitive të të mësuarit, përgjatë punëtorive;
• Mësimi i fëmijëve individualisht dhe në grup,përmes prezantimeve, diskutimeve dhe aktiviteteve grupore;
• Mban menaxherin e projektit dhe të tjerët, të informuar në lidhje me mbarëvajtjen e programeve dhe çështje tjera të rëndësishme, që mund të ndikojnë në to.

Kushtet për aplikim

• I/e diplomuar ose absolvent në shkenca sociale,nota mesatare mbi 7.5;
• Shtetas/e e Republikës së Kosovës;
• Përvojë në punën me grupe të fëmijëve/të rinjve;
• Aftësi komunikimi në të folur dhe në të shkruar, në gjuhën shqipe dhe angleze;
• Aftësi për të punuar nën presion dhe në afate të shkurtra kohore;
• I/e adaptueshëm të punojë në rrethana të ndryshueshme, me komunitete të ndryshme;
• Bashkëpunues/e me një qëndrim pozitiv, entuziazëm, profesionalizëm dhe etikë të lartë pune.

Të dëshirueshme janë, poashtu:

• Certifikata e kursit: "Lidershipi dhe komuniteti i të rinjve në punë" të nivelit A ose B;
• Përvojë në punën me fëmijët me aftësi të kufizuara;
• Posedimi i patentë shoferit.

Kandidatët e interesuar, duhet të paraqesin këto dokumente në gjuhën angleze: letër motivimi, CV, certifikatën enotave, diplomën, si dhe vërtetimin se nuk jeni nën hetime.Inkurajohen të aplikojnë femrat dhepjesëtarët e komuniteteve pakicë.
Aplikacionetduhet të dërgohen në formë elektronike, në email:[email protected]ë së larguderi më 25 prill 2016, në orën 17:00.
Kandidatët duhet të jenë të gatshëm për t'iunënshtruar intervistës me gojë, që do të mbahet gjatë datave 3-5 maj, si dhe vlerësimit treditor (25-28 maj),nga njëpanel i përbashkët vendor dhe ndërkombëtar.Tëpërzgjedhurit duhet të jenë të gatshëm të fillojnë punën nga data 1 qershor 2016.