Vende të lira pune

SHPALLJE PËR AVANCIM

Dokumenti i Aplikimit

Duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës (Ligjin Nr. 03/L-149) neni 18.5, Rregulloren Nr.02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil dhe Rregulloren Nr.21/2012 për Avancimin në Karrierë të Nëpunësve Civil, Administrata e Kuvendit të Republikës së Kosovës - Drejtoria e Personelit publikon:

SHPALLJE

PËR AVANCIM


Për plotësimin e këtyre pozitave:


1. Pozita: Këshilltar Juridik
Koeficienti : 9
Kategoria Funksionale : ND-1
Grada : 7
Lloji i Pozitës: E karrierës, orari i plotë
Referenca : DSHJPL -KRK/910
Numri i kryerësve: 9 (nëntë)
Mbikëqyrësi: Drejtori i Drejtorisë për shërbime juridike dhe përafrim të
legjislacionit


Detyrat dhe Përgjegjësitë:

1. Nën mbikëqyrjen e Drejtorit të Drejtorisë për shërbime juridike dhe përafrim të legjislacionit,
Këshilltari Juridik, është përgjegjës për:

a. Procesin e shqyrtimit të projektligjit nga parashtrimi deri në publikimin e ligjit në Gazetën Zyrtare;
b. Përgatitjen e raportit me shkrim lidhur me:
i. Përmbajtjen e projektligjit;
ii. Harmonizimin e projektligjit me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi;
iii. Verifikimin e deklaratës së Ministrisë të Integrimeve Evropiane për përafrimin e legjislacionit me "Acquis";
iv. Verifikimin e tabelave të përputhshmërisë të proceduara nga Ministritë e linjës;
v. Standardizimin juridik nga aspekti i teknikës juridike, terminologjisë dhe metodologjisë unike për të gjitha projektligjet që propozohen për shqyrtim dhe miratim në Kuvend;
c. Hartimin e deklaratës së përafrimit të projektligjit me "Acquis" për projektligjet e propozuara nga Kuvendi;
d. Mbështetjen profesionale për komisionin parlamentar, grupin punues gjatë shqyrtimit të projektligjit, hartimit të amendamenteve dhe të raportit përfundimtar për projektligjin për seancë plenare;
e. Prezantimin e raportit në komisionin përkatës parlamentar;
f. Përcjelljen e shqyrtimit të projektligjit në lexim të parë, në seancën plenare;
g. Përgatitjen e këshillave ligjore dhe për përgatitjen e amendamenteve për projektligj;
h. Përcjelljen e shqyrtimit të amendamenteve të propozuara nga komisioni funksional në komisionet e përhershme;
i. Përcjelljen e procesit të shqyrtimit të amendamenteve gjatë leximit të dytë në seancë plenare;
j. Përgatitjen e tekstit përfundimtar të projektligjit për miratim, pas miratimit të amendamenteve në seancë plenare, dhe evidenton amendamentet eventuale të cilat procedohen për miratim në seancë plenare, përmes komisionit përkatës;
k. Përgatitjen e tekstit të ligjit dhe shkresën përcjellëse për shpallje nga Presidenti i Republikës së Kosovës;
l. Procedimin e ligjit për publikim në Gazetën Zyrtare;
m. Publikimin e ligjit në Web-faqen e Kuvendit;
n. Ofrimin e opinioneve ligjore me kërkesë të organeve të Kuvendit;
o. Bashkëpunimin me Divizionin për Përfaqësim-Ministria e Drejtësisë, për përfaqësimin e
Kuvendit të Republikës së Kosovës në kontestet gjyqësore.


2. Në rast të nismës legjislative nga komisioni parlamentar, ofron mbështetje profesionale për komisionin përkatës për hartimin e projektligjit.

3. Kryen edhe punë tjera nga fushëveprimi i Drejtorisë, sipas kërkesës së drejtorit të Drejtorisë.

Kualifikimi, përvoja dhe shkathtësitë:

• Diplomë fakulteti në lëmin e drejtësisë - Jurist i diplomuar ose master i drejtësisë. Titulli shkencor në të drejtën Evropiane, është përparësi.
• Përvojë profesionale së paku 4 vjet, në fushën e hartimit dhe analizës së legjislacionit, duke përfshirë dhënien e këshillave juridike;
• Eksperiencë për procedurat parlamentare;
• Shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare;
• Njohuri për procesin e integrimeve Evropiane dhe në përafrimin e legjislacionit me legjislacionin e BE-së;
• Aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme;
• Njohuri të mira pune me programet kompjuterike;
• Njohja e gjuhës angleze është e domosdoshme si dhe njohja e ndonjë gjuhe tjetër është përparësi.

 


2. Pozita: Koordinator i Njësisë

Koeficienti : 9
Kategoria Funksionale : ND-1
Grada : 7
Lloji i Pozitës: E karrierës, orari i plotë
Referenca : DMMP -KRK/260
Numri i kryerësve: 1 (një)
Mbikëqyrësi: Drejtori i Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me
Publikun

 

Detyrat dhe përgjegjësitë

Nën mbikëqyrjen e Drejtorit të Drejtorisë, zyrtari i lartë për marrëdhënie me publikun/koordinator i njësisë, është përgjegjës për:

• Koordinatori i njësisë është përgjegjës për koordinimin e punëve të zyrtarëve të njësisë;
• T'i përgjigjet letrave të qytetarëve për punën e Kuvendit;
• shoqërimin e grupeve të qytetarëve dhe të mysafirëve që e vizitojnë ndërtesën e Kuvendit, si dhe dhënien e shpjegimeve për përbërjen, rolin dhe funksionimin e Kuvendit;
• organizimin e "Ditëve të dyerve të hapura" të Kuvendit;
• organizimin "Javës së Kuvendit" nëpër qendrat rajonale të Kosovës;
• bashkëpunimin me shoqërinë civile;
• trajtimin e kërkesave për qasje në dokumentet publike;
• organizimin e ekspozitave të ndryshme në ambientet e Kuvendit, me interes për deputetët dhe nëpunësit e Administratës së Kuvendit;
• organizimin e ekspozitave lëvizëse të Kuvendit në lokalitete të ndryshme të Kosovës;
• përkujdesjen ndaj Qendrës së Vizitorëve;
• organizimin e aktiviteteve të tjera që lehtësojnë qasjen e qytetarëve në punën dhe ndërtesën e Kuvendit;
• ndjekjen e punëve të Kuvendit e të trupave të tij, si dhe hartimin e informacioneve për punën e tyre;
• Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së mbikëqyrësit, nga fushëveprimi i drejtorisë.

Kualifikimi, përvoja dhe shkathtësitë:

- Diplomë fakulteti në gazetari, shkenca politike, administratë publike, gjuhë dhe letërsi shqipe, sociologji, filozofi, histori ose pedagogji.
- Përvojë profesionale së paku 3 vjet në gazetarinë e shkruar ose elektronike, apo
përvojë në zyrën për marrëdhënie me media (në ndonjë institucion shtetëror).
- Shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare;
- Shkathtësi për hartimin e shpejtë dhe me cilësi të informatave për aktivitetet e Kuvendit;
- Aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme;
- Integritet të lartë personal dhe profesional;
- Njohuri të mira pune me programet kompjuterike;
- Aftësi të mira oratorike;
- Përparësi ka njohja e gjuhës angleze.

 


INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

Administrata e Kuvendit të Republikës së Kosovës ofron mundësi të barabarta për avancim dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë dhe të femrave. Politika e punësimit, si e drejtë e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, është zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

PROCEDURA E KONKURRIMIT

Procedura e konkurrimit është e hapur për nëpunësit civil të Administratës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët i plotësojnë kriteret për avancim.
Formulari për konkurrim mund të nxirret nga Ueb-faqja e Kuvendit (htpp://www.assembly-kosova.org), ose mund të merret në Drejtorinë e Personelit, zyra N-217, kati i II-të. Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, për specializimin, për kurset e ndjekura, për përvojën e punës, kopjet e dy raporteve të fundit të njëpasnjëshme të vlerësimit të punës dhe dy referenca. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Formulari për konkurrim mund të dorëzohet në Drejtorinë e Personelit, zyra N -217, kati i II-të, ose i skenuar, në email adresën: [email protected].
Për informata shtesë mund të telefononi në këta numra të telefonit: 10-494 dhe 10-490.

Afati për konkurrim është prej datës 1 gusht 2018 e deri më datën 8 gusht 2018, në orën 16:00.