Vende të lira pune

SHPALLJE PËR AVANCIM

Dokumenti i Aplikimit

Duke u bazuar në Ligjin për Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës (Ligjin Nr. 03/L-149) neni 18.5, Rregulloren Nr.02/2010 për Procedurat e Rekrutimit në Shërbimin Civil, Rregulloren Nr.21/2012 për Avancimin në Karrierë të Nëpunësve Civil dhe Rregulloren për Organizimin dhe Përgjegjësitë e Administratës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Administrata e Kuvendit të Republikës së Kosovës - Drejtoria e Personelit publikon:

SHPALLJE

PËR AVANCIM

1. Pozita: Drejtor i Drejtorisë së Personelit

Koeficienti : 12
Kategoria Funksionale : ND-4
Grada : 4
Lloji i Pozitës: E karrierës, orari i plotë
Referenca : DP-KRK/320
Numri i kryerësve: Një (1)
Mbikëqyrësi: Drejtori i Përgjithshëm për Administratë


Detyrat dhe përgjegjësitë:

Nën mbikëqyrjen e Drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme për Administratë, Drejtori i Drejtorisë së Personelit është përgjegjës për:
• Menaxhimin, udhëheqjen, koordinimin, mbikëqyrjen dhe mbështetjen e të gjitha aktiviteteve/punëve në Drejtorinë e Personelit,
• planifikimin strategjik të burimeve njerëzore sa i përket kërkesave për nevojat e stafit, në kuptim të numrit, kualifikimit, përvojës dhe aftësive, si dhe të ndihmojë udhëheqësit e njësive organizative në përgatitjen e përshkrimeve të punës,
• mbikëqyrjen e zbatimit të procedurave të rekrutimit, kontratave, punës provuese, vlerësimit, avancimit, zëvendësimit dhe caktimit në pozitë tjetër, përfundimin e punësimit dhe pensionimit,
• mbikëqyrjen dhe monitorimin, shpalljen dhe përcjelljen e realizimit të konkursit për zyrtarët që zgjedhën dhe emërohen,
• zbatimin e procedurave të kontratave për kategori të punësuarve, të stafit civil, politik dhe bashkëpunëtorëve të grupeve parlamentare,
• mbikëqyrjen e vlerësimeve individuale vjetore dhe periodike të përmbushjes së detyrave të stafit të Administratës,
• mbikëqyrjen e procedurave për zhvillimin e karrierës, promovimit dhe të trajnimeve,
• Siguron dhe cakton zyrtarin që do te mbështet punën e komisionit disiplinor dhe të ankesave,
• bashkëpunim me udhëheqësit e njësive organizative për respektimin e kodit të mirësjelljes dhe veshmbathjes,
• Në bazë të kërkesave të njësive sipas rekomandimit të mbikëqyrësit nënshkruan marrëveshjet e veçanta - kontratat e shkurtra,
• Nënshkruan vendimet për lejimin e pushimit vjetor dhe të lehonisë ,
• Kryen edhe punë të tjera në lidhje me fushëveprimin e aktivitetit sipas kërkesës së mbikëqyrësit.

Kualifikimi dhe përvoja:

• Diplomë Fakulteti: Jurist i diplomuar / master i drejtësisë;
• Së paku pesë (5) vite përvojë pune, prej të cilave së paku dy (2) vite në menaxhim.


Shkathtësitë:

- shkathtësi të komunikimit me shkrim dhe me gojë në gjuhët zyrtare, duke përfshirë aftësi të shkëlqyeshme hartimit të dokumenteve të ndryshme,
- aftësi organizative, gatishmëri dhe fleksibilitet për të punuar në mjedis shumetnik,
- aftësi për të punuar në baza politike tërësisht neutrale dhe të paanshme,
- aftësi për t'i kuptuar dhe zgjidhur drejtë detyrat e personelit,
- shkathtësi të shkëlqyeshme për diskutime dhe komunikime
- shkathtësi të shkëlqyeshme të udhëheqjes
- njohuri të mira pune me programet kompjuterike,
- përparësi ka njohja e gjuhës angleze.


INFORMATË E PËRGJITHSHME PËR TË GJITHË KANDIDATËT

Administrata e Kuvendit të Republikës së Kosovës ofron mundësi të barabarta për avancim dhe i mirëpret kërkesat e pjesëtarëve të komuniteteve joshumicë dhe të femrave. Politika e punësimit, si e drejtë e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, është zbatuar në strukturën e kuadrove të Administratës së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

PROCEDURA E PARAQITJES

Procedura e konkurrimit është e hapur për nëpunësit civil të Administratës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët i plotësojnë kriteret për avancim.
Formulari për konkurrim mund të nxirret nga Ueb-faqja e Kuvendit (http://www.assembly-kosova.org), ose mund të merret në Drejtorinë e Personelit, zyra N-217, kati i II-të. Formulari zyrtar i konkurrimit duhet të dorëzohet së bashku me dëshminë për kualifikimin shkollor, për specializimin, për kurset e ndjekura, për përvojën e punës, kopjet e dy raporteve të fundit të njëpasnjëshme të vlerësimit të punës dhe dy referenca. Përdorimi i formularit të gabueshëm dhe të pakompletuar me të dhënat e kërkuara, si dhe me të dhëna të paraqitura me vonesë, do të konsiderohet i pavlefshëm.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.
Formulari për konkurrim mund të dorëzohet në Drejtorinë e Personelit, zyra N -217, kati i II-të, ose i skenuar, në email adresën: [email protected].
Për informata shtesë mund të telefononi në këta numra të telefonit: 10-494 dhe 10-490.

Afati për konkurrim është prej datës 7 shtator 2018 e deri më datën 14 shtator 2018, në orën 16:00.