Vende të lira pune
Rishpallje e Konkursit për pozitën e Avokatit të Popullit dhe të zëvendësit kryesor
I.
Institucioni i Avokatit të Popullit është përgjegjës për mbikëqyrjen, avancimin , mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të njeriut në Kosovë dhe të personave fizikë e juridikë në territorin e Kosovës, në mënyrë që të sigurojë se personat e tillë janë në gjendje që me efektivitet t’i ushtrojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, të mbrojtura me standarde ndërkombëtare të drejtave të njeriut, ashtu siç janë paraparë në ligjet në fuqi.
II.
Kuvendi i Kosovës, në pajtim me Rregulloren e UNMIK-ut 2006/06 për institucionin e Avokatit të Popullit të Kosovës dhe me rregullat e procedurës së emërimit të Avokatit të Popullit dhe të zëvendësit të tij kryesor , i fton të gjitha institucionet dhe organizatat që merren me mbikëqyrjen, me avancimin dhe me mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive themelore të njeriut në Kosovë, të propozojnë kandidatë për pozitën e Avokatit të Popullit dhe të zëvendësit të tij kryesor, si dhe individët e interesuar për aplikim me kusht që të kenë rekomandimin e organizatave që merren me mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.
• Subjektet e interesuara nga pika II e këtij konkursi mund të propozojnë më shumë se një (1) kandidat.
• Kuvendi në mënyrë të veçantë do ta këtë në konsideratë përmbushjen e kërkesës së shumëllojshmërisë etnike dhe gjinore
III. Kualifikimet:
Kandidatët për secilën pozitë duhet të jenë personalitete të njohura me karakter të lartë moral, të paanshëm dhe me integritet, që të janë të dëshmuar e të përkushtuar për të drejtat e njeriut dhe që t janë banorë të përhershëm të Kosovës.
Të gjitha propozimet dhe aplikacionet individuale duhet t’i bashkëngjiten dokumentacionit si vijon :
a) Curriculum Vitae (C.V.) (“autobiografia”);
b) Letrën e motivimit nga organizata ose institucioni propozues, ose nga kandidati kandidatja ,ose nga të dy
c) Aplikacioni i plotësuar;
d) Dëshmi për statusin e banorit rezident;
e) Shënimin për atë se kandidati a propozohet për pozitën e Avokatit të Popullit apo të zëvendësit kryesor, ose për të dyja?
Propozimet dhe aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më 27 Mars 2007, deri në orën 17:00.
Propozimet dhe aplikacionet dërgohen personalisht ose me post në adresën:
Ndërtesa e Kuvendit të Kosovës në Prishtinë (Rr.,,Nëna Terezë’’ p.n, Seksioni i Personelit , Zyra N-217).
me e-mail: [email protected]
me fax: +381 (0) 38 211- 183
Aplikacionet mund të merren në këto vende:
Forma e shtypur: në Sekretarinë e Kuvendit të Kosovës; në institucionin e Avokatit të Popullit (ndërtesa kryesore dhe në zyra të tjera në terren); ose
Forma elektronike: Ueb faqja e Kuvendit të Kosovës- www.assembly-kosova.org
Institucioni i Avokatit të Popullit- www.ombudspersonkosovo.org
Informatat tjera plotësuese mundë të merren çdo ditë pune deri në orën 17:00, në numrat e telefonit : + 381 (0) 38 211 – 181 dhe + 377 (0) 44 248 – 915.