Vende të lira pune

Për zgjedhjen e 5 (pesë) zëvendësve të Avokatit të Popullit

Dokumenti i Aplikimit

I.
Institucioni i Avokatit të Popullit është përgjegjës për mbikëqyrjen, avancimin, mbrojtjen e të drejtave dhe të lirive të individëve nga veprimet ose mosveprimet e paligjshme dhe të parregullta të autoriteteve publike.

Avokati i Popullit është i pavarur në ushtrimin e detyrës dhe nuk pranon udhëzime e ndërhyrje nga organet, institucionet ose autoritetet e tjera, të cilat ushtrojnë pushtetin në Republikën e Kosovës.
    
II.

Kuvendi i Republikës së Kosovës, në pajtim me Ligjin për Avokatin e Popullit dhe  me Rregullat e procedurës së Kuvendit për  zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe të  zëvendësve të Avokatit të Popullit, shpall konkurs për pozitën e zëvendësve të Avokatit të Popullit.

Kuvendi në mënyrë të veçantë do ta ketë në konsideratë përmbushjen e kërkesës së shumëllojshmërisë etnike dhe gjinore.

Të paktën njëri nga zëvendësit e Avokatit të Popullit duhet të jetë pjesëtar i komunitetit serb të Kosovës dhe së paku 1 (një) duhet të jetë prej njërit nga komunitetet e tjera jo shumicë në Kosovë.

Kushtet për zgjedhjen e  zëvendësve  të Avokatit të Popullit

Zëvendës të Avokatit të Popullit zgjedhën personat që i plotësojnë këto kushte:

•    Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
•    të ketë arsimim të lartë;
•    të ketë karakter, ndershmëri dhe moral të lartë;
•    të ketë eksperiencë dhe njohuri të dalluara në fushën e të drejtave të njeriut;
•    të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për vepër penale të dënueshme me legjislacionin e Republikës së Kosovës;
•    të mos ushtrojë funksion në parti politike, deputet në legjislaturën e Kuvendit të Republikës së Kosovës që e zgjedh atë ose anëtar i kabinetit qeveritar.


Aplikacionit duhet t’i bashkëngjiten këto dokumente përcjellëse:

a) Dëshmia për përgatitjen shkollore dhe profesionale;
b) Letra motivuese;
c) Curriculum Vitae (CV - autobiografia);
d) Dëshmia se është shtetas i Republikës së Kosovës.

 
 

Aplikacionet duhet të dërgohen jo më vonë se deri më 13 korrik  2011, në orën 16.00.

Aplikacionet dërgohen personalisht ose me postë në adresën:

Ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rr. “Nëna Terezë” pa nr. , Zyra e Personelit, Zyra N-217).

Me e-mail: [email protected]
me fax: +381 (0) 38 211-183


Aplikacionet mund të merren në këto vende:

Forma e shtypur: në shërbimin përkatës të administratës të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në institucionin e Avokatit të Popullit (ndërtesa kryesore dhe në zyra të tjera në terren); ose

Forma elektronike: Ueb faqja e Kuvendit të Republikës së Kosovës – www.assembly-kosova.org   Institucioni i Avokatit të Popullit – www.ombudspersonkosovo.org


Informata të tjera plotësuese mund të merren çdo ditë pune deri në orën 16:00, në numrat e telefonit: + 381 (0) 38 211-648 dhe +377 (0) 44 147-264.