Vende të lira pune
Konkurs-Për ese në temën: Sa dëgjohet zëri im?
Kuvendi i Republikës së Kosovës
në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë dhe në funksion të avancimit të mendimit demokratik në shoqëri, shpall:
Konkurs
Për ese në temën: " Sa dëgjohet zëri im?"
Në këtë konkurs mund të marrin pjesë nxënësit e shkollave të mesme të Kosovës.
Hartuesit e tri eseve më të mira do të shpërblehen me nga një kompjuter laptop.
Rregullat:
1. Secila shkollë (në kuadër të një konkursi të brendshëm, i hapur për të gjithë nxënësit e shkollës) do të përzgjedhë tri esetë më të mira.
2. Eseja duhet të jetë e gjatë maksimum deri në 600 fjalë dhe e shkruar në cilëndo
gjuhë zyrtare në Kosovë.
3. Faqja e parë e esesë duhet të përmbajë:
- emrin e plotë të autorit,
- emrin e profesorit të gjuhës dhe letërsisë,
- emrin e shkollës,
- emrin, adresën dhe kodin e postës së bashku me numrin e telefonit të shkollës,
- emrin, adresën dhe kodin postar dhe numrin e telefonit të prindit të autorit.
4. Gjuha e përdorur në ese duhet të jetë tolerante, e matur dhe që respekton
diversitetin kulturor të vendit.
5. Esetë do të vlerësohen sipas këtyre kritereve
- përmbajta (njohuritë për temën e shtruar),
- origjinaliteti,
- strukturimi i esesë,
- stili dhe
- drejtshkrimi.
Esetë dorëzohen në recepcionin e ndërtesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës në Prishtinë (Rruga ``Nëna Terezë`` p. n.), ose në Zyrën N-7 ( kati përdhes), nga personi i autorizuar i shkollës, por edhe nëpërmjet postës, prej 10.9.2013, deri më 12.9.2013. Mund të dërgohen edhe nëpërmjet postës elektronike në adresën: [email protected]
Për informata shtesë mund të telefononi në telefonat: 038 200 10900 dhe 038 200 10907.
.